Newsletters

Get the best of shkronja in your inbox.

shkronja

Shkronja është një platformë që sfidon heshtjen dhe paragjykimin përmes rrëfimeve të ndjera mbi dashurinë, ndjenjat dhe njerëzimin në të gjitha format e tij.

Rreth Neshë

Shkronja është një buletin që thyen heshtjen me rrëfime të ndjera për dashurinë, identitetin dhe njerëzimin. Një fjalë e shkruar me zemër, që ngjall mirëkuptim atje ku më parë kishte vetëm heshtje. Çdo numër është një thirrje për të dëgjuar, për të kuptuar, dhe për të ndarë.

Profil

Disa njerëz e kanë zgjeruar lirinë vetëm duke guxuar të jenë ata që janë. Profile të hulumtuara të shqiptarëve LGBTQ+ dhe aleatëve të tyre, në art, kulturë, shkencë e jetën publike që me veprën, jetën apo zërin e tyre kanë çelur pak ma shumë vend për dinjitet, barazi dhe liri.

Rrëfime

Këtu flasin jetët që zakonisht mbesin pas dyerve të mbyllura. Dashuri, humbje, familje, vetmi, identitet e kujtime që na kanë ba ata që jemi. Rrëfime të vërteta nga njerëz të vërtetë, sepse nganjëherë duhet veç një njeri që guxon me folë, që edhe të tjerët të mos ndihen vetëm.

Nga Terreni

Jo çdo histori mund të kuptohet prej tavolinës. Duhet me dalë, me pa, me dëgju dhe me pyetë. Reportazhe, hulumtime dhe raportim nga terreni për jetët që mbesin jashtë vëmendjes, diskriminimin, pabarazinë dhe realitetet që shoqëria shpesh i sheh vetëm kur dikush ia vendos përpara.

Pyete Shkronjën

Ka pyetje që s'ia bëjmë as mikut ma të afërt. Për dashurinë, seksin, familjen, identitetin, frikën dhe jetën që nganjëherë na ngatërron. Këtu mund t'i bësh pyetjet pa emër e pa turp. Shkronja përgjigjet me njerëzi, dije dhe, kur duhet, me ndihmën e atyre që dinë ma shumë.

Pa Turp

Për krejt ato që na kanë mësuar t'i themi me zë të ulët. Seksualiteti, gjinia, trupi, identiteti, paragjykimi dhe jeta LGBTQIA+, pa turp e pa kërkuar leje. Sepse turpi shpesh nuk lind me njeriun. Ia mëson shoqëria. E çka është mësuar, mund edhe të çmësohet.

Letra që S'i Dërguam

Ka letra që i kemi shkruar njëqind herë në mendje e asnjëherë në letër. Për një dashuri të humbur, një prind, një mik, dikë që iku, apo veten që dikur ishim. Këtu ua japim adresën fjalëve që mbetën pa u dërguar. Ndoshta nuk mbërrijnë te ai që prisnim, por mbërrijnë diku. Këtu, me lexuesit tanë.

Shoqëria

Shoqëria nuk është veç ajo që e thotë për veten, por edhe mënyra si i trajton njerëzit e saj. Hulumtime dhe analiza mbi të drejtat e njeriut, diskriminimin, përfshirjen, paragjykimet dhe komunitetet e margjinalizuara, për ta kuptuar me prova se kush jemi dhe kah po shkojmë.

Mes Nesh

Çka ndodh mes dy njerëzve rrallë është aq e thjeshtë sa duket prej jashtë. Dashuri e ndarje, afërsi e largësi, miqësi, martesë, seks, xhelozi e heshtje. Këtu i shohim marrëdhëniet pa receta e pa gjykim, duke kërkuar me kuptu jo vetëm kë duam, por edhe çka bëhemi pranë njëri-tjetrit.