Në fillim ishte fjala, një shkronjë që guxoi të dalë nga heshtja.

Ne jemi Shkronja: një zë i brishtë, por i guximshëm, që shkruan me zemër dhe flet aty ku të tjerët heshtin.

Në një shoqëri ku ndjenjat fshihen pas turpit dhe burrëria matet me heshtje, ne nuk vijmë të gjykojmë, por të tregojmë. Rrëfime të pathëna dhe emocione të mbyllura pas perdeve të jetës së përditshme, këto janë tregimet që ne do t’i ndajmë me ju. Sepse dashuria dhe dhembja nuk ndjekin rrugë të drejta, por shtigje njerëzore. Ne jemi këtu për nënën që s’guxon të pyesë, babain që s’kupton, mikun që ka frikë të flasë. Për të treguar se njerëzimi nuk është vetëm njëjës.

Këtë temë nuk do ta lëmë në letër, do ta sjellim në mëngjesin tuaj, në park, në radio, në një poezi. Sepse vetëm kur kuptojmë, mund të fillojmë të shërojmë. Ne jemi këtu për të ndihmuar. Prandaj, ndihmona që të ndihmojmë njëri-tjetrin.

Shkronja është një projekt i London Love Letters, që tashmë prek edhe realitetin shqiptar për të ndarë jo vetëm histori dashurie, por edhe për të ndërtuar ura mirëkuptimi.

Pse të abonoheni?

Për të ndjekur rrugëtimin tonë, për të pasur qasje në të gjitha shkrimet dhe për të mos humbur asnjë tregim me përmbajtje e qëllim. Pa reklama, pa zhurmë, vetëm fjalë që vlejnë. Mund të abonoheni falas ose me pagesë, dhe të na lexoni më lehtë përmes aplikacionit Substack Apple 🍏 Android 🛜.

Bëhuni pjesë e komunitetit tonë: komentoni, ndani përvojën tuaj, dhe nëse doni, na mbështesni.
Me dashuri,
Shkronja

Dëshironi të mësoni më shumë për ne?
Lexoni seksionin tonë Rreth Nesh.


Ju faleminderit që jeni tek Shkronja! Abonohuni tani.

Ne do të bëjmë ç’mos që “Shkronja” të mbetet e lirë për këdo që ka nevojë ta lexojë, për aq kohë sa mundemi. Por çdo kontribut i juaji na ndihmon të qëndrojmë gjallë për të folur, për të ndriçuar, për ta lidhur shoqërinë tonë drejt një përparimi në dritë për jetë më të mirë.

Për më shumë rreth platformës teknologjike që fuqizon këtë botim, vizitoni Substack.com.

User's avatar

Subscribe to shkronja

Shkronja është një platformë që sfidon heshtjen dhe paragjykimin përmes rrëfimeve të ndjera mbi dashurinë, ndjenjat dhe njerëzimin në të gjitha format e tij.

People