Pas çdo fjale që lexoni, qëndrojnë profesionistë të kualifikuar dhe të përkushtuar. Për shkak të ndjeshmërisë së temave dhe klimës ende të brishtë shoqërore, autorët tanë për momentin zgjedhin të mbeten anonimë, jo nga frika, por nga kujdesi.
E dimë se disa prej nesh kanë nevojë për kohë që të ndihen rehat me rrëfime të tilla. Por një gjë është e sigurt: nuk ka vend për dhunë, qoftë edhe verbale, ndaj atyre që zgjedhin të ndajnë me ne historitë e tyre.
Duke filluar nga qershori, Shkronja do të hapë thirrje publike për të gjithë ata që ndiejnë nevojën të tregojnë një histori që meriton të lexohet e dëgjohet. Çdo rrëfim i pranuar do të shqyrtohet me kujdes nga redaksia jonë dhe do të transformohet në artikuj gazetaresk me integritet profesional dhe ndjeshmëri njerëzore.
Përveç rrëfimit, ne do të ofrojmë sugjerime humane dhe të dobishme mbi mënyrat se si të mos biem në të njëjtat kurthe të jetës, si ta mbrojmë veten dhe si t’i ndihmojmë të tjerët për të kaluar me më shumë kujdes rrugët e vështira të përditshmërisë.
Zëri ynë mbështetës do të jetë gjithmonë aty, në fjalët tona, në paragrafët tanë, në çdo pikë që shkruajmë. Sepse me Shkronjat që i bëjmë bashkë, fjala nuk do të jetë thjesht rrëfim, fjalët tonë do të jenë akt kujdesi.
